Harry: Princeshë Diana u përndoq për vdekje se ishte me dikë që nuk ishte i bardhë, njësoj si unë e Meghan (fotot)

21/05/2021 15:32

Princi britanik Harry ka thënë së fundmi se nëna e tij princeshë Diana “u përndoq për vdekje sepse ishte në marrëdhënie me dikë që nuk ishte i bardhë” duke shtuar se trembet se historia po përsëritet me gruan e tij Meghan.

Duka i Sussex bëri komentet në serialin e intervistave me gazetaren amerikane Oprah Winfrey në programin e ri në SHBA, ‘The Me You Can’t See’ (Vetja ime që s’mund të shihni).

Princeshë Diana vdiq në 1997 në një aksident me producentin egjiptian Dodi Al Fayed, me të cilin shoqërohej prej disa muajsh.

Hetimi që pasoi, vendosi që princesha e Uellsit dhe partneri i saj vdiqën për arsye të drejtimit të pakujdesshëm të makinës nga shoferi Henri Paul, që sipas analizave rezultoi se kishte konsumuar alkool disa herë mbi limitin e lejuar.

Një tjetër faktor kontribues i aksidentit ishte shpejtësi e fotografëve që ndiqnin makinën e tyre teksa shtohej se jetët e tyre do të kishin shpëtuar nëse do të kishin mbajtur rripin e sigurisë.

Por princ Harry thotë se shikon paralelizma të shumta në historinë e tij dhe të nënës, pas njohjen së gruas së tij, me një njeri me origjinë të përzier, afro-amerikane.

“Nëna ime është përndjekur për vdekje teksa ishte në një marrëdhënie me një njeri me ngjyrë, dhe shikoni çfarë ndodhi. Nëse flasim për historinë që përsërit veten, do të ishte e tmerrshme që unë të humbas përsëri gruan më të rëndësishme në jetën time. Gjithçka vjen përsëri si pasojë e të njëjtit model biznesi, të medias dhe industrisë”, ka thënë princ Harry.

Harry pranon se do të kishte dëshiruar të fliste kundër racizmit me heret kur nisi të shoqërohej me Meghan, por tani nuk e pranon më.

“Pendesa ime është që nuk kam mbajtur më shumë qëndrim më herët në marrëdhënien me gruan time”, tha ai, duke shtuar se babai i tij pranonte që të gjithë në familjen mbretërore duket të përballonin probleme të tilla.

Në intervistën e tij Harry diskuton dhe dështimin në përballimin e dhimbjes së vdekjes së nënës, duke e zëvendësuar atë me varësi nga drogat e alkooli.

Ai foli për ankthin dhe ndjesinë e të ngecurit në pallatin mbretëror, si dhe refuzimin e ndihmës së familjes mbretërore kur Meghan kishte ndjesi vetëvrasjeje.

Në serial perfshihen gjithashtu intervista të tjera me emra të njohur të ekranit për shëndetin mendor si Lady Gaga, Glenn Close, dhe basketbollisti  DeMar DeRozan.

FOTO GALERI
1/3
Princi britanik Harry ka thënë së fundmi se nëna e tij princeshë Diana “u përndoq për vdekje sepse ishte në marrëdhënie me dikë që nuk ishte i bardhë”

Top Channel