Kim Kardashian shndërron shtëpinë në “kantier ndërtimi” në 2-vjetorin e djalit, Kanye West nuk merr pjesë në festë (Fotot)

21/05/2021 13:01

Djali i Kim Kardashian dhe Kanye West, Psalm mbushi 2 vjeç.

Familja Kardashian Jenner na ka treguar se asnjë festë ditëlindjeje nuk është e njëjtë me tjetrën. Ato zgjedhin tema të veçanta dhe organizimet nuk mund të jenë ndryshe, përveçse luksoze.

Këtë herë, Kim zgjodhi të vendosë një “kantier ndërtimi, jo të vërtetë, në oborrin e saj”. Një ekskavator, pajisje të tjera ndërtimi, një piñata dhe një tortë gjigante, duken në foto.
Psalm u bë 2 vjeç në 9 maj, ndërkohë që miliarderja postoi pamjet disa ditë më vonë. Po ashtu, nuk munguan pozat e Kim me të gjithë fëmijët e saj, Chicago, 3 vjeç, Saint, 5 vjeç dhe North, 7 vjeç.

Ndërsa babai i tyre, Kanye West nuk duket askund. Disa javë më parë, u konfirmua lajmi se çifti është ndarë dhe kanë nënshkruar divorcin. Megjithatë, fëmijët duken të lumtur, dhe kjo është ajo që ka vërtet rëndësi, apo jo?

FOTO GALERI
1/12

Top Channel