Tre person janë arrestuar, ndërsa një është vënë nën hetim pasi iu gjet drogë në makinë.

Të arrestuarit janë A. I. 24 vjeç, Ll. L., 18 vjeç, A. I., 20 vjeç dhe u vu nën hetim A. D., 16 vjeç, ku të gjithë janë banues në fshatin Mabë të Lezhës.

Shkodër

U kapën duke qarkulluar më lëndë narkotike në automjet, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.   Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. I. 24 vjeç, Ll. L., 18 vjeç, A. I., 20 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. D., 16 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mabë, Lezhë.   Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas po qarkullonin me lëndë narkotike në automjet, kanë organizuar punën dhe në fshatin Paqram, Njësia Administrative Hajmel, kanë lokalizuar dhe ndalur mjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin A. I. dhe pasagjerë shtetasit Ll. L., A. I. dhe A. D., kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 4 aparate celular. Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

 

Top Channel