Të dënuarit me vdekje i ‘merr koka flakë’ gjatë ekzekutimit në karrige elektrike (fotot)

21/05/2021 17:33

Pedro Medina ishte dënuar me vdekje për vrasjen e fqinjes së tij Dorothy James, por ekzekutimi i tij ka mbetur në histori si nga më famëkeqët.

Gjatë ekzekutimit të dështuar koka e të dënuarit shpërtheu në flakë.

Pedro Medina ishte një refugjat kubanez 39 vjeçar që vrau fqinjen e tij Dorothy James, 52 vjeçe në Orlando, Florida, më 4 prill, 1982.

Ai do të vritej me rrymë në karrigen famëkeqe elektrike në burgun e Floridas më 25 mars 1997 – rreth 15 vjet pas krimit të tij.

Por karrigia elektrike nuk funksionoi dhe flakë të gjata nisën të dukeshin nga prapa kokës së tij, duke mbushur me tym dhomën e ekzekutimit.

Pas këtij incidenti ekzekutimet në Florida u shtynë për thuajse një vit.

Para mbërritjes në SHBA, Medina kishte dalë nga një spital psikiatrik në Kubë.

Viktima e tij në SHBA, një ish-mësuese,  u gjet e lidhur, me gojë të mbyllur dhe e qëlluar shumë herë me thikë në shtëpinë e saj në Orlando.

ndërsa vrasësi u kap më 8 prill 1982, në makinnë e viktimës që kihste vjedhur, dhe fillimisht u arestua për vjedhjen.

Me kërkesën e tij Medina u vlerësua nga dy psikiatër por u shpall kompetent për të kryer gjyqin, ku u dënua për vrasje të gradës së parë, me dënim me vdekje.

Gjatë ekzekutimit të tij, disa sekonda pas lëshimit të rrymës, tymi nisi të dalë nga djathtas kokës së tij dhe trupi i kishte mbetur me djegie të gradës së tretë.

Zyrtarja e burgut të Florida, Patricia Mçusker, dëshmo keq funksionimin.

“Dora e majtë e Medina ishte shtrënguar pas aplikimit të rrymës dhe tym e flakë dolën nga koka e tij”.

Incidenti shtoi vëmendjen e kundërshtarëve të dënimit me vdekje që thonin se Medina nuk ishte i aftë për të përballuar gjyqin.

 

FOTO GALERI
1/3
Gjatë ekzekutimit të dështimit koka e të dënuarit shpërtheu në flakë.

Top Channel