Tre rivalë të Bashës në PD/ Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Ibsen Elezi paraqesin kandidaturën

21/05/2021 15:19

Përveç Lulzim Bashës në Partinë Demokratike do garojnë edhe tre kandidatë të tjerë për postin e kryetarit. I pari që dorëzoi kërkesën për kandidim është Fatbardh Kadilli.

“Është një garë krejtësisht asimetrike sa i përket mjeteve në dispozicion të kandidatëve. Kryetari në detyrë nuk del as nga zyra dhe ka në dispozicion të gjitha mjetet që ishin konceptuar për të përballuar kundërshtarin Edi Rama, sot këto mjete do jenë përballë meje si kandidat. Por ka edhe një asimetri tjetër është ajo morale,  ku ndjehem shumë herë më superior se sa kryetari. Vij në këtë garë për t’i shërbyer PD dhe jo për tu shërbyer nga PD. Duke e çuar deri në fund përpjekjen për ta ringritur PD”, tha ai.

Më pas janë paraqitur edhe dy kandidatura të reja nga grupi për PD, ata janë Ibsen Elezin dhe Edit Harxhin.

Grupi për PD për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në PD ka paraqitur disa kërkesa.

Top Channel