Ndalohet për kontroll, por shqiptari tenton arratisjen dhe godet policin. Iu sekuestruan 8 mijë euro dhe drogë

21/05/2021 14:48

Një shqiptar 32-vjeçar u arrestua në Santeramo, të Italisë, nën akuzën e trafikut të drogës, rezistencës dhe dëmtimit të një zyrtari publik.

Mediet fqinje shkruajnë se ndërhyrja e policisë filloi kur burri, me precedentë të mëparshëm penalë hipi në makinën e tij dhe vuri re praninë e policisë.

Shqiptari u përpoq të largohej dhe megjithëse u ndalua nga policia, ai bëri rezistencë të fortë ndaj oficerëve, madje një prej tyre e goditi edhe në kokë.

Pasi u bllokua, burri iu nënshtrua një kontrolli , i cili më pas u shtri në banesën e tij. Pas kontrollit në banesë u gjet dhe sekuestrua brenda një ene qelqi, rreth 100 gram marijuanë, si dhe gjithçka që nevojitej për paketimin në doza, përfshirë një peshore elektronike precize.

Ndërsa në dollapin e dhomës së gjumit të 32-vjeçarit u gjet një lloj tjetër droge, e paketuar në 16 doza në një total prej 40 gramësh dhe rreth 8 mijë euro para të gatshme. Tashmë ndaj shqiptarit është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Top Channel