Foto ilustruese

Një 57-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga skela, gjatë kohës që po lyente një anije, në “Pashaliman” të Orikumit.

Incidenti ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 12:20. Shtetasi me iniciale P.L. dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga skela ku punonte. Për pasojë, 57-vjeçari ka marrë disa plagë në trup dhe tashmë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekësve.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 12:20, në “Pashaliman”, Orikum, shtetasi P. L., rreth 57 vjeç, banues në Lezhë, duke lyer një anije, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel