Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se numri i të vaksinuarve kundër koronavirusit ka shkuar në afro 5 milionë, duke theksuar se për shkak të kësaj do të hiqen shumë masa, përfshirë orën policore.

Kryeministri Orban në fjalimin e tij javor për radion shtetërore Kossuth Radio, tha se në mbarë vendin janë administruar vaksina kundër COVID-19 për 4,8 milionë persona, ndërsa në fundjavë kjo shifër do të tejkalojë numrin 5 milionë.

Ai tha se ditën kur vaksinimi do të shkojë mbi 5 milionë do të hiqen masat si ora policore, mbajtja e maskës në zona të hapura dhe mbyllja e detyrueshme e vendeve të punës në kohë të caktuar.

Orban tha se përveç vaksinës së administruar deri më sot në vend do të arrijnë 7,3 milionë doza BioNTech-Pfizer, 4,7 milionë AstraZeneca, 4 milionë Jansen dhe 1,2 milion Moderna, duke shtuar se në rast të nevojës do të mund të administrohen edhe dozat e treta dhe të katërta kundër COVID-19.

Hungaria ishte vendi i parë anëtar i Bashkimit Evropian (BE) që ka bërë marrëveshje vaksinash me Kinën dhe Rusinë.

Top Channel