“Heshtja përdhunon sërish”. Të rinjtë e Rrëshenit por jo vetëm kanë dalë gjatë ditës së sotme për të protestuar për ngjarjen e rëndë, atë të përdhunimit të 15 vjeçares nga 5 persona.

Pjesëmarrësit në këtë protestë kërkojnë drejtësi për rastin, ndërsa bëjnë thirrje për më shumë kujdes dhe edukim në familje, në shkollë e shoqëri.

Pjesëmarrës në këtë protestë ishte edhe ipeshkvi i Rrëshenit, monsinjor Gjergj Meta, i cili kërkoi të bëhet kujdes ndërsa të rinjtë të mësojnë të respektojnë njëri tjetrin.

Në qarkun e Lezhës, në dy javët e fundit janë denoncuar dy raste abuzimi, ai i punonjësit të policisë me një 13 vjeçare dhe abuzimi i 15 vjeçares nga 5 persona.

Top Channel