Hila: Nëse PD futet në parlament me Berishën i ka rënë gjithë kauza e saj për dekriminalizimin

20/05/2021 22:18

Analisti Dritan Hila i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ka deklaruar se qëndrimi real i Partisë Demokratike në raport me ish-kryeministrin, Sali Berisha, pas vendimit të DASH për ta shpallur ‘non grata’ në SHBA.

Hila theksoi se nëse PD nuk e lë jashtë parlamentit Berishën do t’i bjerë kauza për dekriminalizimin, pasi për SHBA ai është një person që është futur në listën e personave që kanë njollë në historinë botërore.

Diskutimi në studio:

Hila: Qëndrimi real i PD do duket në shtator. nëse PD futet në parlament me Berishën i ka rënë gjithë kauza e saj për dekriminalizimin. Për SHBA është ‘non grata’ që ka gjynahet e veta në kurriz ku SHBA ka futur shumë figura që për historinë botërore janë me njollë.

SHBA e kanë hedhur dorashkën. Nëse nuk ndahen as formalisht atëherë PD tregon se nuk ndahet dot nga Berishizmi dhe është problem se Berisha nuk ka më ringritje.

Gjekmarkaj: Ne mund të bëjmë hipoteza pafund, por Berisha është dorëhequr në 2013 dhe nuk është vendimmarrës.

Hila: Orienton politikën! Ai po gjykohet për 30 vite aktivitet dhe pika që mbushi kupën është sjellja e kohëve të fundit.

Tu duk i kënaqur me reagimin e Bashës?

Hila: Jo nuk ka pakënaqësi! Është një veprim që e ka gjetur në befasi PD.  Ende nuk e ka perceptuar sesa e rëndë është kjo. Do jetë një dubël standard që mund të ndjekë PD dhe do duhet të paguajë kostot.

Top Channel