Berisha padit Sekretarin Blinken, Yuri Kim nga Vlora: Shqipëria po ndryshon! Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë

21/05/2021 11:15

Ambasadorja e SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim ndërsa ndodhet ditën  e sotme në Vlorë në kuadër të stërvitjes më të madhe në Ballkan,  “Defender 21” komentoi shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo është shprehur se vendi ynë po ndryshon dhe se ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë, por për këtë gjë të gjithë duhet të bashkëpunojnë.

“Nuk kam asgjë për të shtuar përveç asaj që ka thënë sekretari i shtetit amerikan. Mesazhi është ky që Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare e NATO-s Shqipëria do të jetë anëtare e BE Shqipëria është aleate dhe mike e Shteteve të Bashkuara, shteti ligjor duhet të prevalojë. Për të arritur aty askush nuk do të ndërhyjë, ditët e pandëshkueshmërisë duhet te përfundojnë dhe të gjithë duhet të punojnë për këtë gjë”, tha ajo.

Ambasadorja tha se ka vizituar pistën e Pashalimanit për të parë destinacionet e uljes ajrore dhe të mbrojtjes, ndërsa theksoi se Shqipëria është një vend i shkëlqyer por duhet punë për të arritur zhvillim.

 “Këtë javë kemi vizituar pistën për të parë destinacionet e uljes ajrore dhe të mbrojtjes dhe jemi sot sot në Pashaliman për të parë, kjo është e sigurt që kur alatët e NATO-s bëhen së bashku. Duhet të ketë më shumë mundësi zhvillimi ekonomik për vendin se Shqipëria është një vend i shkëlqyer por jo është diçka që duhet të punojmë së bashku. Zhvillimi lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor, e keni parë dje dhe një ditë më parë”, tha Kim.

Top Channel