Në fjalët e tij të para, Archie përmend Princeshë Dianën/ Harry flet i emocionuar: Do të doja që ajo të shihte djalin dhe të takonte Meghan…

21/05/2021 11:10

Princ Harry zbuloi së një nga fjalët e parë të djalit 2-vjeçar, ishte gjyshja, si një kujtim i ëmbël, për Princeshë Dianën.

Sipas Harryt, një foto e nënës së tij të ndjerë, e cila vdiq tragjikisht në moshën 36-vjeçare, pasi u përplas nga një makine, në vitin 1997, në Paris, aktualisht është e varur në çerdhen e Archiet, në shtëpinë e tyre.

Kam marrë një foto të saj në çerdhen e tij dhe kjo ishte një nga fjalët e para që ai tha, përveç ‘mama’, ‘papa’, ishte dhe ‘gjyshja’. Është gjëja më e ëmbël, por në të njëjtën kohë, kjo më trishton shumë sepse ajo duhet të ishte këtu”, rrëfen Princi.

Ndërsa fjala e parë e 2-vjeçarit nuk ishte asnjë nga këto më sipër. Disa muaj më parë, Harry zbuloi se djali gërmëzoi “krokodilin”.
Ka personalitetin më të mahnitshëm. Ai tashmë mund të bashkojë tre ose katër fjalë së bashku, madje po këndon këngë“, i tha ai James Corden, gjatë një paraqitjeje në “The Late Late Show” në fillim të këtij viti.

Në episodin e pestë të “The Me You Can’t See”, i cili paraqiti pamjet e pa publikuara më parë, të Archiet që lëkundej në një stol të varur së bashku me babanë, shkruan People.

Megjithatë biseda shkoi sërish te Princeshë Diana dhe Harry u emocionuar, kur tha se “Do të kisha dashur që ajo të takonte Meghan. Do të doja që të ishte pranë Archiet“.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel