“Veprimin e Berishës do ta bënte çdo lider i përgjegjshëm”/ Mërtiri: Nëse bën gjyqin dhe e fiton, PD merr kredite

20/05/2021 22:43

Analisti, Ergys Mërtiri thotë se shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës dhe familjes së tij nga SHBA nuk ka lidhje me Partinë Demokratike, por shton se nëse ish-kryeministri e fiton gjyqin ndaj sekretarit amerikan, PD do të fitojë shumë kredite.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Mërtiri shtoi e sot Berisha me deklaratën e tij u përpoq të ndante fatin e tij me atë të PD dhe sipas tij këtë gjë do të bënte një lider i përgjegjshëm.

Mërtiri: Sot Berisha u përpoq të ndante fatin e tij me atë të PD dhe këtë gjë do të bënte një lider i përgjegjshëm. Veprimi i Berishës ishte i përgjegjshëm dhe mbrojti partinë dhe dëshmoi se nuk do ta përdorë partinë për t’u mbrojtur.

Roli që duhet të luajë Basha dhe Berisha duke pasur parasysh kostot?

Mërtiri: Berisha nuk është në hetim dhe nuk ka një proces penal. Ka një qëndrim të DASH. Nëse nuk përkthehet në veprime të mëtejshme dhe mbetet këtu do të çojë në përdorim politik.

Veprime politike bëhen për të përcjellë mesazhe, DASH nuk ka frikë se po të shkojë Berisha në SHBA do bëjë ndonjë të pabërë.

Është shumë e paqartë se ku do të dalë DASH me këtë, ka për qëllim të ndërrojë skenën politike nga politikanë të vjetër, por jam në pikëpyetje. Nëse Berisha bën një gjyq dhe e fiton, PD fiton kredite.

Top Channel