Një vajzë  e mitur nga fshati Lipë në Përmet është nxjerrë e gjallë me vetëm një krah të thyer pasi ra aksidentalisht në humnerë.

Vajza ishte bashkë me familjen për të kryer rite fetare në kishën e Shën Elenës në Malin e Dhëmbelit, ndërsa ka rënë.

Ajo rrëshqiti në humnerë nga pakujdesia por gjatë rënies është mbajtur në një pemë.

Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Përmetit.

Përmet/Informacion paraprak

Njoftohemi se rreth orës 11:20, në vendin e quajtur “Shënelenë”, në fshatin Lipe, Përmet, është rrëzuar nga një lartësi shtetasja A. Q., 14 vjeçe, banuese në Përmet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrëfikëse, në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A. Q., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mer ndihmën mjekësore në spitalin e Përmetit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel