Shqipëria kalon në finalen e Eurovision 2021, ja shtetet që do të performojnë mbrëmjen e së shtunës

20/05/2021 23:05

Shqipëria do të jetë pjesë e finales së Eurovision 2021.

Këngëtarja Anxhela Peristeri do të performojë këngën e saj “Karma”, të kompozuar nga Kledi Bahiti me tekst të Olti Currit në mbrëmjen e të shtunës.

Shtetet e tjera që janë kualifikuar mbrëmjen e sotme për në finalen e Eurovision 2021 janë Serbia, Bullgaria, Moldava, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.

Në gjysmë finalen e dytë të festivalit evropian, Anxhela Peristeri ka kënduar shqip këngën “Karma” dhe interpretimin e shoqëroi me lëvizje sensuale ndërsa pas saj kishte efekte vizuale të mirëmenduara me detaje.

Anxhela kishte veshur një fustan të shkurtër me të cilin duket se shkëlqente ndërsa i gjithë publiku që e mbështet u emocionua.

“Ishte një performancë e shkëlqyer, me kaq shumë njerëz, në këtë skenë. Jam shumë e emocionuar dhe shumë e lumtur tani. Faleminderit Eurovision!”, u shpreh 35-vjeçarja, për faqen zyrtare të festivalit.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel