Berisha u prit me brohoritje nga mbështetësit e tij ndërsa hynte në sallën nga ku do sulmonte si shpifës sekretarin amerikan të shtetit Antoni Blinken.

Berisha tha se do ta padiste në Francë zyrtarin e lartë amerikan duke u shprehur i sigurt se do dënohej edhe pse kishte imunitet.

Edhe deklarimet e Methju Pamler kundër, tij Berisha tha se do ti shqyrtojë. Ndërkohë akuzoi se akuza janë përgatitur nga zyrat në Tiranë. Ish kryeministri është pyetur për mandatin e tij si deputet nëse ky cilësim nga SHBA do e dëmtonte PD. Në përgjigjeni e tij Berisha bëri të qartë se nuk do të dorëzonte mandatin e deputetit.

Ai e shpjegon penalizmin e tij për shkak të angazhimit kundër projektit për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Duke thënë se ka sulmuar haptazi Xhorxh Sorosin, si armik i demokracisë shqiptare.

Top Channel