Arrihet marrëveshja Izrael-Liban, firmoset nga të dyja palët pas pesë raundesh bisedimesh në Uashington
Komisioni Evropian (KE) nënshkroi një kontratë të re me kompanitë farmaceutike BioNTech dhe Pfizer për të blerë 1.8 miliardë vaksina.
BE-ja u dakordua të blinte 900 milionë vaksina kundër COVID-19 për periudhën 2021-2023, me një mundësi për të blerë 900 milionë të tjera nga kompanitë farmaceutike, tha KE-ja në një njoftim. Kontrata gjithashtu siguron që prodhuesit të japin vaksina efektive kundër varianteve të reja të koronavirusit.
Më herët këtë muaj, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen tha se kontrata e re me BioNTech dhe Pfizer ka për qëllim sigurimin e vaksinave përforcuese për të rriturit dhe vaksina për të miturit. Marrëveshja lejon vendet anëtare të BE-së të shesin ose të dhurojnë vaksinat.
BioNTech/Pfizer u zotua të shpërndajë gjithsej 600 milionë doza vaksinash në bllok këtë vit. Deri më tani, 200 milionë të doza janë dhënë në BE, e cila ka një popullsi prej 450 milionë banorësh. Blloku synon vaksinimin e 70 për qind të popullsisë së rritur deri në korrik.
Top Channel