Rinumërohen votat e Beratit/ Në kuti, pak vota të kontestuara. I jepen PS e më pak PD e LSI

21/05/2021 00:34

Opozita ia doli te bindë Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve për të hapur 114 kuti në Berat me shpresën se do marrë mandatin e humbur për 77 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u shndërrua në një qendër numërimi ku 8 grupe rivlerësuan nga e para fletët e shpallura të pavlefshme në këtë qark.
Nga 46 kutitë e para të hapura Lëvizja Socialiste për Integrim rikuperoi vetëm 3 vota ndërkohë Partia Socialiste humbi 6 vota duke çuar diferencën me 74 vota.

Procesi i rivlerësimit u shoqërua me kontestime jo vetëm të grupeve të numërimit, por edhe përfaqësuesve politikë. KAS u tregua zemërgjerë dhe shpalli të vlefshme si fletë votimi të tilla si në këtë rast që shihni në foto, ku shenja për Partine Socialiste është vendosur jashtë kuadratitt apo si rasti i kësaj flete votimi ku krahas preferencës për LSI është shënuar me vije edhe në një tjetër subjekt politik.

Më herët Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi pretendimet e opozitës për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun Vlorë. Pesë anëtarët e KAS lanë në fuqi ndarjen e mandateve për këtë qark, 8 për Partinë Socialiste dhe 4 për Partinë Demokratike.

Top Channel