Përdhunimi i 15 vjecares nga 5 persona nga mosha 17 vjeç deri ne 44 vjeç tronditi opinionin publik ne vendin tone.

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nike Lleshi, dhe Adriano Gjikola u paraqiten gjate ditës se sotme ne gjykatën e Lezhës per tu njohur me masën e sigurisë.

Gjyqtari Jak Ndoka ka pranuar kërkesën e prokurorit Ylli Pjeternika duke caktuar “arrest me burg” ndërsa seanca u mbaj me dyer të mbyllura. Ndaj këtyre personave rendonte akuza “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.

Përdhunuesit dhe e mitura janë nga një fshat i Mirditës dhe banesat i kanë në një distancë të afërt me njëri tjetrin, ndërsa personi i parë që ka abuzuar me 15-vjeçaren është Artan Kaçorri i cili kishte patur një lidhje me te miturën ndërsa i kishte blere asaj dhe një telefon per te komunikuar me te.

32-vjeçari i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilët ju ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë.

Përmes video fotove dhe mesazheve 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryej marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur. Pas disa kohesh shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptojnë edhe familjaret e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur.

Së bashku me familjaret i është drejtuar komisariatit të policisë Mirditë, duke bërë denoncim. Si prove ajo ka paraqitur telefonin mesazhet ,videot e fotot shantazhuese të cilët i kishin dërguar 5 personat.

Per këtë ngjarje te rende ne fakt ne qendër te qytetit te Rreshenit do te mbahen dhe protesta.

Top Channel