Roveri kinez transmeton imazhet e para pas uljes në Mars

21/05/2021 04:44

Pas zbarkimit me sukses në Mars në fundjavë, roveri kinez Zhurong transmetoi sot imazhet e para në Tokë. “Të gjitha sistemet po funksiononin normalisht”, raportuan mediet shtetërore.

Njëra nga imazhet tregon roverin pak pasi kishte zbritur në Planetin e Kuq, ndërsa një tjetër tregon ndarjen e Zhurong nga anija kozmike Tianwen-1, sipas agjencisë hapësinore të Kinës. Moduli i uljes preku sipërfaqen e Marsit të shtunën, duke e bërë Kinën vendin e dytë që zbarkon me sukses në fqinjin e Tokës.

Tianwen-1 u ngrit nga Toka më 23 korrik dhe arriti orbitën në shkurt. Fluturimi ishte një nga më të vështirët që Kina ka ndërmarrë ndonjëherë. Ulja ishte një sfidë e madhe, pasi Marsi ka atmosferën e tij, ndryshe nga Hëna. Nëse gjithçka shkon sipas planit, rover Zhurong, i quajtur sipas perëndisë kineze të zjarrit, do të hetojë Planetin e Kuq për të paktën tre muaj.

Top Channel