Arrihet armëpushimi/ Izraeli dhe Hamasi ndërpresin sulmet pas 11 ditësh

21/05/2021 01:21

Izraeli dhe Hamasi do të ndërpresin luftën mes tyre duke filluar nga ora 2 e mëngjesit të ditës së premte, tha një zyrtar i Hamasit dhe media izraelite.

Kabineti i sigurisë i Izraelit tha se kishte votuar njëzëri në favor të një armëpushimi “të ndërsjellë dhe të pakushtëzuar” për Gazën të propozuar nga Egjipti, por shtoi se për ora e zbatimit ende nuk ishte rënë dakord.

Armëpushimi do të sillte një ndalim të mundshëm të luftimeve, më të ashprat në disa dekada. Njoftimet vijnë një ditë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden i bëri thirrje Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të përpiqej për ç’tensionimin e situatës dhe ndërkohë që ka patur oferta për ndërmjetësim nga Egjipti, Katari dhe Kombet e Bashkuara.

Top Channel