Shtyrja e vaksinës nuk është problem! ISHP qetëson ata që duhet të bëjnë dozën e dytë Coronavac

21/05/2021 12:14

Ende nuk ka një datë se kur mund të mbërrijnë 500 mijë dozat e vaksinës Coronavac, kontrata për blerjen e të cilave u miratua një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Por, për të gjithë ata që tanimë janë të shqetësuar se u ka kaluar data kur duhej të bënin dozën e dytë të vaksinës, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, theksojnë se nuk përbën asnjë problem, madje shtyrja e vaksinës bëhet shpesh te fëmijët.

Nuk ka problem, doza e parë vazhdon te stimulojë organizmin për prodhimin e antitrupave”, shpjegon Iria Preza.

500 mijë dozat e tjera të vaksinës Coronavac do te mundësohen sërish nëpërmjet ditributorit turk. Pra, bëhet fjalë për të njëjtën vaksinë, të prodhuar nga Sinovac, por të paketuar në Turqi. Por kjo, sipas ISHP-së, nuk cenon aspak cilësinë e vaksinës, pasi është i njëjti princip aktiv me 500 mijë dozat e para.

Sipas ekspertëve të vaksinimit në ISHP, nuk priten vonesa për sasinë e porositur, pasi thjesht duhej kryer procedura, e cila kaloi një ditë me parë.

Top Channel