Do të jetë 130 km e gjatë, publikohet projekti i linjës së re hekurudhore që do të lidhë Greqinë me Shqipërinë

21/05/2021 11:48

Krijimi i një linje të re hekurudhore me një gjatësi totale prej rreth 130 km është në proces dhe do të lidhë Greqinë me Shqipërinë.

Lajmin e ka bërë publik media greke “star.gr”, e cila duke cituar BE-në publikoi deklaratën e Procedurës së Hapur për Kontratën e Shërbimit për zbatimin e vlerësimit dhe përzgjedhjes së investimeve në kuadër të projektit të titulluar “Iniciativa për përmirësimin e transportit ndërkufitar përmes lidhjes hekurudhore Follorinë-Pogradec”.

Projekti është pjesë e planit të përbashkët strategjik investimi për lidhjen e Greqisë dhe Shqipërisë përmes linjës hekurudhore nga Krystallopigi (Follorina) në Pogradec me një gjatësi totale prej rreth 130 km.

Presidenti dhe CEO i ERGOSE, Christos Vinis theksoi se: “Projekti ka të bëjë me ndërlidhjen e Greqisë me Ballkanin dhe Evropën nëpërmjet hekurudhës . Ky është një hap tjetër, vendimtar drejt arritjes së qëllimit kombëtar për ta kthyer Greqinë në një ‘qendër rajonale’ për sektorin e logjistikës dhe transportit në rajon e gjerë “.

Top Channel