Berisha i shpall betejë ligjore SHBA-së/ Hila në “Open”: Po fiton kohë! Berisha s’do dalë nga ‘lista e zezë’ e DASH, do jetë gjithnjë i njollosur

20/05/2021 21:37

Analisti Dritan Hila ka folur për vendimin e SHBA për të shpallur “non grata” Sali Berishën dhe betejën ligjore që ky i fundit ka hapur ndaj SHBA-së.

Hila shprehet se ky veprim i Berishës është për të fituar kohë, por nuk do dalë kurrë nga ‘lista e zezë’ dhe do të jetë gjithnjë i njollosur, duke shtuar më tej:”Po të isha në vend të një këshilltari të Berishës do ti thoja lëre me kaq sepse mund ta çosh veten në një përballje më të madhe me DASH”.

Dritan Hila: Është një akt politik, nuk mendoj se Berisha do shkonte në SHBA. Përsa i përket ccështjes gjyqësore e mendoj si një hap të Berishës për të fituar kohë. Amerikanët nuk përgjigjen përpara asnjë gjykate. Berisha momentalisht është përballë një fakti ku përballe tij Doshi është hequr sepse është akuzuar nga DASH. Berisha duhet të mbante një qëndrim.

Ky është një qëndrim i hapur i SHBA, dukë qëndruar në radhët e PD Berisha e implikon shumë atë parti. Nuk ka bërë vaki që DASH ta nxjerrë ndonjëherë ndonjë nga listat e zeza, nuk bën vaki që Berisha të dalë nga lista e zezë, do të jetë gjithnjë i njollosur. Do tërheqë poshtë edhe PD nëse qëndron në parti. Në momentin që ta bën akuzën DASH dhe ta bën sekretari i shtetit mendoj që kjo është një arsye që duhet ta detyrë Berishën të tërhiqet dhe ti lërë gjyqet me Blinken. Nuk ka për tja dalë, thjesht po fiton kohë, kjo është një hedhje pluhur syve. Nuk ka lidhje nëse është ose jo pro amerikan Berisha. DASH në momentin kur këta e kanë rënduar kanë përfunduar edhe më keq. Po të isha në vend të një këshilltari të Berishës do ti thoja lëre me kaq sepse mund ta çosh veten në një përballje më të madhe me DASH.

Top Channel