Numri total i rasteve pozitive me covid në Kosovë është 107.120 raste dhe 2.237 të vdekur.

Në vend vijon procesi i vaksinimit antiCOVID-19.

MSH sërish u ka bërë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe të regjistrohen për vaksinim, ndërsa deri tani ka mbi 53 mijë persona të vaksinuar.

MSH thotë se procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin.

“MSH u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Top Channel