Praglufte? Destrojeri amerikan në ujëra “kineze, Pekini dërgon anijet dhe avionët luftarakë!

21/05/2021 10:33

Kina reagoi me zemërim ndaj dërgimit të një destrojeri amerikan në ujërat e shumë diskutuara të detit të Kinës jugore, pranë ishujve Paracel, në një mision, që sipas Washingtonit, i bën një vlerësim të drejtave dhe lirive të lundrimit, por që për Pekinin është ilegal.

Komanda ushtarake jugore njoftoi se forcat e saj ishin në gadishmëri ndërsa theksoi se USS Curtis Wilbur ka hyrë në këto ujëra pa leje, dhe është ndjekur nga anijet e avionët e saj.

Zëdhënësi Tian Junli pretendon se destrojeri amerikan u dëbua sipas tij, ndërsa e përshkroi SHBA-në si një “ngatërrestare të vërtetë”. Kina e konsideron pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore si pjesë të të ashtëquajturës linjë e saj me 9 breza, cka është hedhur poshtë si e pabaza nga gjykata ndërkombëtare në Hagë.

Pretendime në këtë det kanë po kështu edhe Tajvani, Vietnami, Filipinet, Brunei dhe Malajzia. Në një deklaratë të saj, flota e 7-të amerikane tha se USS Curtis Wilbur, destrojer me raketa të komanduara i tipit Arleigh Burke, lundroi përmes Detit të Kinës Jugore “në afërsi” të Ishujve Paracel në 20 maj në një operacion që synonte sipas saj, mbështetjen e të drejtave e lirive, si dhe përdorimit legjitim të detit, të njohura nga ligji ndërkombëtar.

Top Channel