Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.Gjithashtu atij i hiqet e drejta për 5 vjet nga ushtrimi i posteve publike.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, e cila, përmes një shënimi në Twitter shprehet se kjo vendimmarrje tregon se “askush, pavarësisht sa i fuqishëm, nuk është mbi ligjin”.

Po ashtu Kim shton se kur të gjithë janë të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet dhe sipas saj, ky është dinjiteti i vërtetë.

“Mirë që SPAK jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush – pavarësisht sa i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. Kur GJITHA janë të barabartë para ligjit, të GJITHA kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë”, shkruan Kim.

Llalla është zyrtari më i lartë i dënuar ndonjëherë në Shqipëri. Atij do t’i konfiskohet pasuria: Një apartament në Durrës dhe 3 parcela tokë arë janë pronat që janë sekuestruar dhe kjo me kërkesën e SPAK.

Top Channel