Nga zona e njohur si “Fresku” në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se shumë shpejt aty do të ndërtohet një parashkollor i ri, shkollë 9-vjeçare e re dhe një gjimnaz i ri, të gjitha në një hapësirë.
Të paktën 90 vetë u vranë të shtunën në Mianmar ndërsa junta vazhdoi goditjen brutale ndaj protestuesve pro-demokracisë në të gjithë vendin në Ditën e Forcave të Armatosura, sipas dëshmitarëve dhe raporteve të shumta të lajmeve. Kjo është një nga ditët më vdekjeprurëse të protestave që nga grushti ushtarak i 1 shkurtit.
Agroturizmi po kthehet në një brand të fshatit shqiptar dhe është e ardhmja e ekonomisë rurale në vend. Është kthyer në një mundësi të fuqishme jo vetëm punësimi, por edhe tregu për produktet bujqësore të njerëzve të lidhur me tokën në fshat.
Kampioni i Norvegjisë për kërcimin me ski Daniel-Andre Tande, është dërguar sot me urgjencë në spital me helikopter pas një rënie horrori gjatë konkurrimit në kupën e kërcimit me ski në Slloveni.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.371 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 873 raste pozitive.
Një tërmet me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter është shënuar ditën e sotme në Detin Adriatik.
Një 65-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i pallatit në qytetin e Shkodrës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në sheshin “Skënderbej” ditën e nesërme do të nisë procesi i vaksinimit masiv me vaksinën kineze duke filluar me të moshuarit mbi 70 vjec. Ata janë lajmëruar nga qendrat shëndetësore sipas rendit alfabetik.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj prezantoi nw lagjen 12 kandidaten për deputete të Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e 13-a në listë.
Arjan Sala u kthye në shtëpi i pajetë pas një lufte me zjarrin prej nga ku shpëtoi jetët e shumë njerëzve që gjendeshin në magazinat nëntokësore të një qendre tregtare.
Ditën e tretë të fushatës, Edi Rama ishte në Shijak, ku zhvilloi takime me banorët, pa nga afër rindërtimin e banesave individuale si dhe procesin e vaksinimit.
Koreja e Veriut priste një tjetër reagim nga Shtetet e Bashkuara pas testit të fundit më raketa të vendit të izoluar komunist.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) thotë se në klinikat dhe spitalet rajonale po trajtohen 837 pacientë, ku 30 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Një numër më i madh të rinjsh në Shtetet e Bashkuara ndihen në gjendje ankthi ose depresioni këto gjashtë muajt e fundit të pandemisë, ndërkohë që më pak njerëz se më parë thonë se morën ndihmën e nevojshme, sipas një studimi të qeverisë amerikane.
Anija e madhe që ka bllokuar kanalin e Suezit mund të shkaktojë mungesën e letrës higjienike në të gjithë botën.
Aktorja Eliona Pitarka është bërë nënë për herë të parë. Ajo është bërë nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Gala.
Mbrëmjen e së dielës, Kosova do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit 2022 me një ndeshje të vështirë, atë ndaj Suedisë së Zlatan Ibrahimovic në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Një burrë është arrestuar nga policia britanike pasi akuzohet se ka vrarë 21-vjecarin shqiptar Renato Geci, i cili u qëllua për vdekje me thikë në Hounslow, Britani më 22 mars.
Irani dhe Kina pritet ta nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi që thuhet se do të jetë në fuqi për 25 vjet.
Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nderojë heroin Arjan Sala i cili humbi jetën në një moshë tepër të re për të ndihmuar kolegët.
Gareth Southgate nuk e nënvlerëson aspak ndeshjen e Anglisë me përfaqësuesen shqiptare për kualifikueset e Botërorit 2022 që do të luhet ditën e diel në Air Albania Stadium.
Anija gjigande që po mban të bllokuar kanalin e Suezit, mund të lirohet shpejt thonë pronarët japoneze të saj të cituar nga DW.
E kishin pritur prej 30 vitesh dhe tashmë, qytetarët e Shijakut kanë rrugën e dëshiruar, e mundësuar nga financimi i qeverisë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve në Shijak.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Devoll, ku një 20-vjeçar dyshohet të ketë përdhunuar e lënë shtatzënë një 43-vjeçare.
Dita e tretë e fushatës elektorale ka gjetur kryeministrin Edi Rama në qytetin e Shijakut.
Shumë personazhe të njohur të ekranit janë infektuar me Covid-19.
Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër rindërtimin e të gjitha banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në kohë të vështira e të panjohura njerëzit kërkojnë zgjidhje, kërkojnë përgjigje.
Ish zyrtari i Komunës së Shëngjinit, Agustin Gjini është arrestuar nga policia pasi akuzohet për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Lajme të këqija nga kombëtarja shqiptare përpara ndeshjes me Anglinë.
Arjan Sala, 32-vjeçari që humbi jetën mes flakëve në magazinën e qendrës tregtare pasi shpëtoi jetën e disa personave pritet të marrë titullin “Dëshmor i Atdheut”.
Presidenti Ilir Meta ka vizituar familjen e Arjan Salës, 32-vjecarit që u gjet i pajetë në magazinën e qendrës tregtare që u përfshi nga flakët para disa ditësh.
Top Channel ka siguruar pamjet e magazinës ku u gjet trupi i pajetë i 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar teksa po shpëtonte persona të tjerë nga flakët.
Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë së fundmi një mbledhje gjatë së cilës për 60 minuta janë studiuar, vlerësuar dhe debatuar 47 projekte e më pas janë dhënë 47 vendime për miratimin e tyre. Për çdo vendim Këshilli Kombëtar i Territorit ka shpenzuar vetëm 62 sekonda kohë!!!!
Për shkak të numrit të lartë të infektimeve, qeveria gjermane e ka klasifikuar Francën si zonë me incidencë të lartë.
Një automjet tip Mercedes Benz ka marrë flakë në autostradën Vlorë – Fier në afërsi te fshatit Novoselë.
Tiranë, 27 Mars- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, inspektoi punimet për ndërtimin e Pediatrisë së re në QSUT, investimi transformues i projektit madhor për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i cili është drejt përfundimit.
Një asteroid që mban emrin e hyut egjiptjan të kaosit dhe errësirës po i afrohet Tokës, por NASA thotë se ai nuk do të shkaktojë problem, të paktën jo këtë shekull.
Pas çeljes zyrtare të fushatës elektorale, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi sot 6 nga 36 kandidatët për deputetë në kryeqytet.
Një 26-vjeçar në Cërrik është arrestuar nga policia pasi posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku një 20-vjeçar ka përdhunuar një 43-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, e cila rezulton se është 6 muajshe shtatzënë.
Dy persona, një shqiptar dhe një italian kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi trafikonin armë zjarri dhe lëndë narkotike nga Italia për në Shqipëri duke i shitur në qytete të ndryshme të vendit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj po prezanton disa prej kandidatëve të Partisë Socialistë që garojnë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Tiranës.
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e Armando Beqirit, shqiptari që u ekzekutua në Islandë.
Nëse shihni një ambulancë në rrugë, një person të shtrirë në barelë, kuptoni që për ta sapo ka filluar lufta me kohën. Sa më shpejt të arrijnë në Urgjencën e Spitalit, aq më shumë shanse ka që jeta e tyre të shpëtojë.
Edi Rama ka bërë publike disa prej fotografive nga një prej takimeve gjatë ditës së djeshme në qytetin e Durrësit.
Edhe 200 mjekë të Kosovës sot do të udhëtojnë për në Kukës për të marr dozën e parë të vaksinës anti-COVID.
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi u kapën me armë zjarri pistoletë.
Një aksident është shënuar në rrugën “Asim Vokshi” në Tiranë gjatë mëngjesit të kësaj të shtune.
Pas një beteje tepër të vështirë me flakët si pasojë e materialeve që gjendeshin brenda magazinave, zjarrfikësit kanë mundur që të gjejnë trupin e 32-vjeçarit Arjan Sala.
Pas disa ditësh kërkime nga zjarrfikësit dhe shërbimet e policisë, trupi i pajetë i 32-vjeçarit Arjan Sala u gjet gjatë mëngjesit të sotëm.
Policia greke ka arrestuar në zonën kufitare pranë Kapshticës 5 shtetas shqiptarë nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Një koalicion i përbërë nga grupe për të drejta civile ka ngritur padi federale kundër ligjit të ri me kufizime mbi të drejtën e votës në shtetin amerikan të Xhorxhias, duke argumentuar se ligji i mbështetur nga republikanët ka për qëllim ta bëjë më të vështirë për banorët e këtij shteti, veçanërisht afrikano-amerikanët, për të marrë pjesë në votime.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Është gjetur trupi i viktimës që mbeti brenda magazinës së djegur të qendrës tregtare.
Universiteti Johns Hopkins njoftoi të premten se numri i infeksioneve me COVID-19 në gjithë botën ka arritur në më shumë se 125.5 milionë.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se i kishte sugjeruar Kryeministrit britanik Boris Johnson në një telefonatë të premten që vendet demokratike të krijojnë një plan infrastrukture si baraspeshë ndaj nismës kineze Rrugë e Unaza.
Vitamina K është një vitaminë që luan një rol të rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe të zemrës. Ekspertët shprehen se pamjaftueshmëria e vitaminës K në organizëm mund të shkaktojë trombozë, gjakderdhje dhe probleme serioze me kockat.
Ilaçet e zemrës siç është kardiopirina ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ky ilaç jepet vetëm nga mjeku, si për personat që kanë një gjendje të avancuar të sëmundjeve të zemrës dhe për personat që janë në fazat e para të tyre.
Nëse nuk e dini se çfarë është kinoa atëherë jeni në artikullin e duhur. E për të gjithë ju që e njihni, do t’ju tregojmë se sa shumë vlera ka dhe sa e domosdoshme është për shëndet të mirë.
Disa pamjet tronditëse vijnë nga Anglia ku një i ri ka filmuar momentin e tmerrshëm kur këput muskulin e gjoksit, duke bërë ngritje peshash në palestër.
Pjesa më e madhe e qyteteve në Angli, kanë regjistruar zero viktima nga Covid për herë të parë në gjashtë muaj.
Gjatë 24 orëve të fundit, 457 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali, duke e çuar në 107 256 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se do të vazhdojë të punojë me forcë për “delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës”. Këto pohime, ai i bëri teksa komentonte raportin e Parlamentit Europian mbi përparimin e Serbisë drejt pranimit në BE.
Recep Tayyip Erdogan u ankua se deri në fund të shkurtit Kina nuk e kishte përmbushur kërkesën për të dërguar në Turqi të 50 milionë dozave të vaksinës për koronavirusin.
Frika e një vale të tretë të koronavirusit ka hedhur rrënjë fort në Gjermani. Instituti i shëndetit publik, Robert Koch paralajmëroi se vendi mund të përballet me 100,000 infektime nëse situata nuk vihet nën kontroll, e kjo duke nisur nga kufiri me Francën.
Tre vaksina po përdoren aktualisht në Shtetet e Bashkuara, Pfizer / BioNtech, Moderna dhe Johnson & Johnson, e cila së fundi mori dritën jeshile të rregullatorëve vendas. Të gjitha sipas ekspertëve, janë të çertifikuara me shumë rreptësi.
Spanja e nisi me një gjysmëhapi fals fazën eliminatore të Botërorit të Katarit. “La Furia Roja” u ndal në një barazim 1-1 përballë Greqisë në Granada. Trajneri Luis Enrique natyrshëm nuk u shfaq i lumtur duke evidentuar problemet në këtë ndeshje të pare.
Max Verstappen rezultoi piloti më i shpejtë në ditën e parë të provave të lira për Çmimin e Madh të Bahrejnit, që ngre siparin e Kampionatit Botëror F1 2021. Në pistën Sakhir, holandezi i Red Bullit e ndali kronometrin në kohën prej 1’30”847, duke përforcuar idenë se RB16B është një makinë konkurruese dhe Max është i qetë.
Sezoni i ri i Formulës 1 tashmë ka nisur dhe gjithçka duket gati për Çmimin e Madh të Bahreinit që do të zhvillohet këtë të dielë. Njeriu për t’u mundur është në mënyrë të padiskutueshme Leëis Hamilton.
Menaxheri i Jordan Veretout, Mario Giuffredi i jep fund dyshimeve për të ardhmen e mesfushorit të Romës, i cili kërkohet nga Napoli.
Një nga përparësitë e PSG-së në merkaton e verës do të jetë forcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes. Klubi parizien ishte i interesuar për Sergiño Dest, i blerë nga Barcelona verën e kaluar, dhe tani po i hedh sytë te një lojtar tjetër që është në orbitën e Barçës. Ky është Emerson Royal, aktualisht pjesë Betisit e që verën e ardhshme presupozohet se do t’u bashkohet “blaugranave”.
Pas suksesit minimal 1-0 në transfertë, ndaj Andorrës, dhe rikthimit në Shqipëri, kuqezinjtë të drejtuar nga Edy Reja zhvilluan seancën e parë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në prag të supersfidës me kombëtaren angleze, që do të luhet ditën e diel.
Erling Haaland do të jetë pa dyshim pikë referimi në sesionin e ardhshëm të merkatos, por Borussia e Dortmundit, që zotëron kartonin e talentit norvegjez, nuk ka ndërmend të japë ulje. Sulmuesi 21-vjeçar në këtë sezon ka shënuar 32 gola në 31 paraqitje, 10 finalizime vetëm në 6 ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Bien poshtë të gjitha sugjerimet që e bënin Xabi Alonson trajner të Borussias së Moenchengladbachut, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Klavjo Karuni është 20-vjeçari që ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se përdhunoi 43-vjeçaren me aftësi të kufizuara mendore në Devoll.
Alpinistët e kuptuan të parët.
Shtetet e Bashkuara kanë ftuar liderët e Kinës dhe Rusisë që të marrin pjesë në samitin global për ndryshimet klimatike, që do të mbahet në prill, ka thënë të premten presidenti amerikan Joe Biden.
Callie Rogers ishte vetëm 16 vjeç kur fitoi lotarinë në Britani, çka e bëri fituesen më të re në historinë e vendit. Por sot që është 33 vjeç dhe me katër fëmijëve, asgjë nuk i ka mbetur nga ato 1,8 milionë paund.
Detaje të reja kanë dalë në dritë për çiftin e shqiptarëve, Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të masakruar në valixhe rreth 5 vite pasi u shpallën të humbur.
DEVOLL – Një 20-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet se ka kryer marrëdhënie me një grua me probleme të shëndetit mendor.
Politikani opozitar Aleksei Navalny ka konfirmuar se është duke u përballur me dhimbje të forta të shpinës dhe se “asgjë” nuk është bërë në këtë drejtim nga autoritetet e burgut.
Ish konkurrentja e Për’puthen, Ana Kauri ka zbuluar nëse është takuar me Fationin pas daljes nga programi.
Alexey Turchin, akademiku rus i njohur si “trans-humanist”, ka publikuar një dokument të quajtur “Rruga drejt pavdekshmërisë”, ku detajohet sesi një ditë njerëzimi do të mund të jetojë përgjithmonë e madje të ringjallë të vdekurit.
Kolegji Zgjedhor pas kërkesës së KQZ afron me 2 ditë, datën e shqyrtimin të Partisë Socialiste për listën e kandidatëve të koalicionit opozitar Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim.
Kompania e sistemeve votimit Dominion ka depozituar një padi shpifjeje për $1.6 miliardë kundër rrjetit informativ amerikan Fox News, me argumentimin se ka promovuar idenë e manipulimit të zgjedhjve në SHBA.
Zhdukja e dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Rreth i Epërm në Mirditë ka ngritur alarmin te banorët e zonës. Ata ankohen se nga erozioni i lumit Fan po u rrezikohen banesat, ndaj kërkojnë ndërhyrje për të shmangur situatën kritike.
Frika e një vale të tretë të koronavirusit ka hedhur rrënjë fort në Gjermani.
Tre vaksina po përdoren aktualisht në Shtetet e Bashkuara, Pfizer / BioNtech, Moderna dhe Johnson & Johnson, e cila së fundi mori dritën jeshile të rregullatorëve vendas.
Maqedonia e Veriut ka regjistruar të premten 33 të vdekur me koronavirus, çka paraqet numrin më të lartë të viktimave këtë vit, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup.
Mes të rinjve dhe me bluzë “hoodie” deputeti kërkon një tjetër mandat në Njësinë 5.
Duda Balje, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak është kërcënuar.
Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Durrësit ka hedhur akuza ndaj kreu të PD-së për sa i përket hapjen e fushatës ditën e djeshme në Tiranë, ku nuk munguan grumbullimet e njerëzve edhe pse në kohë covid.
Burime nga gjykata e Vlorës i thanë Top Channel se inspektorët e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë kanë marrë në dorëzim një video e cila tregon marrëdhënien e tensionuar mes gjyqtarëve Ken Dhima dhe Bevis Shehaj.
Pankarta mikpritëse në hyrje të shkollës 9 vjeçare lidhja e Prizrenit nuk lexohet e plotë për shkak të zjarrit që ka rënë në ballkonin e këtij institucioni arsimor për shkak të shkëndijave elektrike ka bërë masë te automati.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se ditën e nesërme, duke nisur nga ora 20:00 fillon faza 4-2 e punimeve në lotin 1 të Unazës së Madhe.
Ani Gjata është konkurrenti i ri i Për’puthen, i cili shprehu pëlqimin e tij për Antonelën dhe Sarën.