Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Në një postim në Facebook, Rama ka postuar një video nga xhamia e Et’hem Beut, ndërsa shkruan: “Gëzuar Kurban Bajramin”.

Sot besimtarët myslimanë falën namazin e Kurban Bajramit ndërsa drejtuesit fetarë dhanë mesazhe paqeje në këtë ditë feste.

Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme për të gjithë botën islame. Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me zotin. Top Channel ju uron të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Top Channel