SHBA, 15-vjeçari vret me armë zjarri shokun e tij

20/07/2021 01:33

Një 13-vjeçar nga shteti Utah në SHBA ka vdekur nga plagët me armë zjarri nga shoku i tij 15-vjeçar, njoftoi policia. Adoleshentët u fshehën nga shtëpitë e tyre dhe u takuan në një parkim të një kishe në periferi të Salt Lake City në West Jordan, tha togeri i policisë Richard Bell.

Njëri prej djemve solli një armë dhe hapi zjarr aksidentalisht, duke vrarë adoleshentin më të ri. Adoleshenti nuk e dinte që arma ishte e mbushur.

“Ne nuk besojmë se ai kishte për qëllim të vriste shokun e tij. Djaloshi 15-vjeçar telefonoi 911 pas të shtënave, i tmerruar dhe duke dashur të ndihmonte shokun e tij”, tha Bell.

15-vjeçari u ndalua në qendrën e paraburgimit për të mitur nën dyshimin e vrasjes, por hetimi i deritanishëm ka treguar se të shtënat ishin një “aksident tragjik”. Emrat e adoleshentëve nuk janë bërë të ditur.

Top Channel