Maklena Nika proteston përmes letërsisë! “Rozë antraciti”, një roman për revolucionet që ndodhin në heshtje Një piktor antikonformist si Adrian Cene vjen me ekspozitën “Killing Time” (Të vrasësh Kohën).
Një piktor i përmasave dhe formave të mëdha. Një piktor që duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve duke marrë parasysh dhe faktin që ai nuk bën një art deco, por ndikimet e tij vijnë nga fovizmi.
“Më erdhi një propozim nga COD, më thanë mund të kuroni një piktor, Cenen? Po tashë menjëherë. Ky ishte kontakti i parë me të, pastaj qe një udhëtim tjetër për vendodhjen e artistit, dhe gjatë kohës për ta kërkuar vendosjen e tij gjeta titullin e ekspozitës ‘killing time’, për arsye sepse ishte në periferi, në një situatë kaosi, në një situatë të paemërt, të çuditshme…”, u shpreh kuratori Vladimir Myrtezai.
Kështu kuratori kishte marrë piketën e parë dhe fillesën e një akti kurimi me një personazh interesant Adrian Cenen.
“Pashë veprën e tij dhe organizove gjithë hapësirat si do të shfaqej. Në ndryshim nga piktorët e tjerë është si një qitës. Që godet menjëherë me tre tastier”, shton Myrtezai.
Adrian Cene është një artist kontradiktor që në thelb është I lirë. Si një fëmijë që nuk pranon të shkëputet nga atdheu mistik i pikturës.
Kuratori e përcakton si një pistolero që është i gatshëm të mbrojë shkarkesën e tij artistike me çdo çmim.
“Killing time” është një shkarkesë që mban boshtin e një krijimtarie shëtitëse.
Top Channel