Conference league/ Raundi i tretë, klubet shqiptare mësojnë rivalët

19/07/2021 20:02

Ndonëse nuk i kanë zhvilluar ende ndeshjet e raundit të dytë të Conference League, klubet  shqiptare që marrin pjesë në këtë kompeticion të ri të UEFA kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Kështu Teuta kampione e vendit që në raundin e dytë do të luajë me Inter Club D’Escalades, nëse kualifikohet  do të përballet me irlandezët e Shamrock Rovers.

Për sa i përket Vllaznisë që në raundin e dytë do të luajë me Limassol të Qipros, në raundin e tretë nëse kalon e pret skuadra fituese e çiftit Qarabag-Ashdod. Partizani e ka që tani një sfidë të vështirë teksa në raundin e dytë do të përballet me zviceranët e Basel të Taulant Xhakës dhe Të Kuqtë do të bëjnë gjithçka që të kualifikohen për më tej teksa në raundin tretë do të kenë si kundërshtar fituesin e çiftit Ujpez-Vaduz.

Shortin më të vështirë për sa i përket raundit të tretë e ka pikërisht Laçi. skuadra kurbinase që fillimisht duhet të kalojë skuadrën rumune të Universitetit të Craiovës, nëse e arrin edhe këtë objektiv, do të duhet të masë forcat në raundin e tretë me skuadrën belge të Anderlechtit.

Po kështu kanë mësuar fatin e tyre edhe skuadrat e tjera shqiptare që janë në Conference League. kështu Prishtina nëse kalon Connah Quay Nomads do të përballet me fituesin e çiftit Valur-Bodo Glimt. Drita nëse kalon Luzernën do të luajë kundër holandezëve të Feyenoordit, ndërsa skuadra shqiptare e Maqedonisë e shkëndijës, nëse kalon Rigën do të luajë në raundin e tretë me fituesin e Folgore-Hibernian.

Top Channel