Europa League/ Marseille surprizon Leverkusenin në Gjermani, Benfica merr kreun me pikë të plota, fitore dramatike për Celtic ndaj Besiktas

05/11/2026 22:57

Java e katërt e fazës së ligës në Europa League ka sjellë rezultate surprizuese, me vëmendjen kryesore që shkoi te përballja mes Bayer Leverkusenit dhe Marseille.

Skuadra franceze arriti të fitojë 1-0 në transfertë, duke i shkaktuar gjermanëve humbjen e parë në këtë edicion të kompeticionit.

Leverkusen, që kishte fituar tri ndeshjet e para dhe nuk kishte pësuar asnjë gol, mbetet me 9 pikë, ndërsa Marseille regjistron fitoren e parë dhe ngjitet në kuotën e 3 pikëve, pas tri humbjeve radhazi.

Një mbrëmje pozitive ishte edhe për Benficën, e cila mposhti 3-1 Lech Poznan dhe shkon në 12 pikë, duke ruajtur ecurinë perfekte me katër fitore në katër ndeshje. Në krahun tjetër, Celtic mori një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Besiktas, në një përballje dramatike, duke siguruar tri pikët e para në këtë fazë. Turqit mbeten me 7 pikë.

Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Union Saint-Gilloise, që mposhti 2-1 Celta Vigon në transfertë dhe ngjitet në 10 pikë. Ndërkohë, Dinamo Zagreb fitoi 2-0 ndaj Sunderlandit dhe shkon në 7 pikë.

Rezultatet e mbrëmjes:

– Bayer Leverkusen 0-1 Marseille

– Benfica 3-1 Lech Poznan

– Celta Vigo 1-2 Union Saint-Gilloise

– Celtic 3-2 Besiktas

– Hapoel Beer Sheva 0-2 OFI Crete

– Sturm Graz 1-3 NK Celje

– Sunderland 0-2 Dinamo Zagreb

– Torreense 3-2 Ararat-Armenia

Top Channel