Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt merr vendimin e papritur, gjykata miraton kërkesën e saj për heqjen e mbiemrit të të atit 02/11 22:40
Dorian Ramaliu dhe bashkëshortja e tij, Iva Vaqari zbuluan për ‘Pushime On Top’ se së shpejti do bëhen prindër të një djali.
Çifti rrëfyen se janë shumë të lumtur për këtë pritje të ëmbël dhe mezi presin të kenë në krahë vogëlushin. Gjatë intervistës, moderatori Flori Gjini e pyeti edhe në lidhje me marrëdhënien e tij me vjehrrën tironse.
“E kupton vjehrrën se është puro tironse?”– e pyeti Flori.
“Puro tironse është, e kuptoj shumë mirë, merremi vesh dhe shumë mirë. Dhe më e bukura është që çdo ditë ka nga një shprehje të re. E fundit që përdoret në familjen tonë më shpesh është ‘gamuç’. Që ta dini, ‘gamuçi’ është gomar. Ma thotë mua, me përkëdheli gjithmonë”, tha Dori duke qeshur.
Top Channel