Protesta e mbrëmjes në Vlorë/ Bare e restorante mbyllur, kërkojnë zgjatjen e orarit dhe reduktimin e policisë

20/07/2021 00:22

Të gjitha bizneset në zonën e Lungomares në Vlorë e vijuan protestën edhe të hënën në mbrëmje. Baret dhe restorantet qëndruan të mbyllura, u ndezën qirinj në rrugët që ishin plot me turistë, ndërsa kanë dy kërkesa.

Protesta e tyre nisi mbrëmjen e së dielës, kur në orën 22 duhej ndalur muzika ata kanë vendosur himnin kombëtar. Megjithatë policia ndërhyri për të ndalur muzikën dhe shoqëroi edhe disa administratorë lokalesh.

Për këtë arsye të hënën ata i mbajtën bizneset mbyllur. Por edhe pse komiteti teknik i ekspertëve e shtyu fashën deri në orën 23, ata kanë dy kërkesa që nuk heqin dore.

Top Channel