Kryeministri i vendit, Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës ditën e sotme.
Një grup organizatash bamirëse po i kërkojnë kryeministri britanik të qartësojë se sa doza vaksine anti Covid, Britania e madhe është e gatshme t’i dhurojë vendeve më të varfra.
Monumente të famshme në qytete të ndryshme të botës, si në Paris, Moskë, Athinë, Romë, Berlin dhe Rio de Janeiro, kanë mbyllur dritat mbrëmjen e shkuar për të rritur ndërgjegjësimin e popullatave për çështjen e ambientit.
Një superhënë do të ndriçojë qiellin këtë të dielë.
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve më 25 prill duke theksuar se përmes votës së tyre, ata do të bëjnë të mundur që më të mirët në qeveri dhe në Bashki të punojnë për ta.
Java që vjen konsiderohet prej autoriteteve shëndetësore greke, si tepër kritike për rrjedhën e pandemisë, me të dhënat e fundit epidemiologjike që vazhdojnë të jenë përsëri të larta.
Një i dënuar me 13 vite e 6 muaj burg për “vrasje me dashje” nga Gjykata e Apelit në Vlorë është kapur në Kroaci.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës nga tarraca e bashkisë së Tiranës, nuk la pa ironizuar opozitën.
Në të gjithë qarkun e Elbasanit ka nisur sot vaksinimi masiv i moshës së tretë.
Vaksinave anti Covid, që shqiptarët po marrin, tashmë iu shtua dhe vaksina kineze, Sinovac.
Në Bashkinë e Tiranës ka nisur sot nënshkrimi i 10 kontratave të porosive për familjet e para që do të marrin apartamentet e reja në lagjen e re në Kombinat.
Sot ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë në qendër të Tiranës.
Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka cilësuar nisjen e vaksinimit masiv si një nga ditët më të bukura të jetës së tij politike, në një fjalim nga tarraca e bashkisë së Tiranës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë sot, në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër Covid 19.
6 shtetas janë arrestuar në Elbasan, pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve në qytet.
Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Pirajve”.
“Më duhet të pranoj që unë kam qenë gjithmonë i braktisur”, ka pohuar Frederik Rreshpja në vitin 1998. Fati i kishte rezervuar shumë dhjetorë në jetën e tij.
Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inspektuar nisjen e vaksinimit masiv në sheshin “Skënderbej”.
Katër persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë janë arrestuar në Shkodër.
Pesë qytetarë kanë rënë në pranga në Fier për vepra të ndryshme penale.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video mesazh, ku shprehet se jeta do t’i rikthehet normalitetit shumë shpejt.
Kina dhe Irani duan të bashkëpunojnë më ngushtë në të ardhmen. Ministrat e jashtëm të të dy vendeve nënshkruan një marrëveshje të planifikuar për 25 vjet.
Komandantët ushtarakë të 12 shteteve kanë dënuar forcën vdekjeprurëse të përdorur nga ushtria e Mianmarit, pasi më 27 mars u vranë mbi 90 persona, që ishte dita më e përgjakshme që prej se në këtë shtet ushtria mori kontrollin dhe filloi shtypjen e protestuesve që po e kundërshtojnë puçin ushtarak.
Një person ka raportuar se ndërsa ka qenë duke riparuar varrezat në fshatin Nobërgjan të Pejës, ka hasur një kafkë njeriu.
24 vite mbushen sot nga Tragjedia e Otrantos e ndodhur më 28 mars të vitit 1997, ku anija shqiptare “Katri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane.
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, ka thënë se sot do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.
Një 46-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Pesë persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë.
Prej ditësh anija e mallrave „Ever Given“ ka bllokuar kanalin e Suezit. Tashmë sipërmarrja e lundrimeve detare GAC njofton për përparim në shmangien e havarisë.
Një mikrobus është përfshirë nga flakët gjatë natës në në lagjen “1 Maji në qytetin e Vlorësl pasi në oborrin e një banese ka rënë zjarr.
Në orën 2 të mëngjesit ora ndryshoi, ku akrepat e orës lëvizën 60 minuta përpara.
Vaksinimi masiv i popullsisë nis ditën e sotme ku në sheshin “Skënderbej”.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Një juri e larmishme racore në Mineapolis do të vendos për fatin e një ish-polici të bardhë në gjyqin për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd që fillon të hënën. Pamjet filmike të incidentit tregojnë ish-oficerin e policisë Derek Chauvin duke mbajtur gjurin në qafën e afrikano-amerikanit Floyd për gati tetë minuta. Ngjarja shkaktoi protesta në të gjithë botën dhe gjyqi pritet të ndiqet me vëmendje.
Ministrat e jashtëm të Kinës dhe Iranit nënshkruan të shtunën një marrëveshje bashkëpunimi 25-vjeçare midis dy aleatëve në një ceremoni të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.
Ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar është shumë përpara pjesës tjetër të Evropës në vaksinat totale të administruara, vendet e tjera janë përpara për sa i përket përqindjes së popullsisë së tyre plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, që zakonisht do të thotë dy doza të vaksinës.
Enët e bllokuara të gjakut janë arsyeja kryesore për shumë probleme të rrezikshme të zemrës. Arterioskleroza cilësohet si sëmundja gjatë të cilës muret e enëve të gjakut, si arteriet, ngurtësohen dhe bllokohen.
Përdorimet e gjetheve të ullirit në mjekësinë popullore datojnë që në kohën e Egjiptit të lashtë. Asokohe, besohej se këto gjethe të ishin simbol i një fuqie hyjnore. Gjethet e ullirit përmbajnë përbërës bioaktivë të fuqishëm dhe antioksidantë, njësoj si vetë ulliri.
Italia do të mbetet e mbyllur deri në maj dhe nga e hëna më shumë se gjysma e vendit do të jetë në zonën e kuqe, me Kalabrinë, Toskanën dhe Valle d’Aosta-n që do t’i shtohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos në të cilën janë në fuqi kufizimet më të vështira, ndërsa Lazio është përsëri në portokalli. Me 24 mijë raste të reja dhe 450 vdekje në një ditë, qeveria konfirmon ashpërsinë maksimale edhe pas Pashkëve.
Franca është në një situatë pandemike kritike e goditur nga një valë e tretë që po përshkon Europën, ndërsa shtoi sot kontrollet mbi ndalimin e udhëtimit.
Në Mianmar ka ndodhur goditja më e dhunshme kundër protestuesve pro-demokracisë sot kur regjimi ushtarak në pushtet tregoi forcën e tij në Përvjetorin e Forcave të Armatosura.
Rusia të premten kritikoi ashpër deklaratën e shefit të NATO-s, duke e cilësuar “gënjeshtër” komentin e tij se Moska refuzon të ketë dialog me aleancën.
Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 30.021 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 1.281 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3,17 milionë.
Të paktën nëntë pacientë me koronavirus vdiqën në një zjarr që përfshiu një qendër tregtare që strehonte një spital në Mumbai ditën e djeshme.
Koreja e Veriut kërcënoi me “një ndërtim të mëtejshëm ushtarak” të shtunën në përgjigje të reagimit të presidentit amerikan Joe Biden për lëshimin e raketave të kësaj jave, një provë armësh që shënoi provokimin e parë thelbësor të Penianit që kur presidenti i ri i SHBA-së mori detyrën.
Sot do të nisë vaksinimi masiv i të moshuarve nga mosha 70 vjeç.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes kërkoi kujdes maksimal nga skuadra e tij sidomos në aspektin mbrojtës para përballjes me Suedinë në “Fadil Vokrri”.
Nevoja mund të shndërrohet në mundësi. Në krizën botërore, në të cilën është përfshirë edhe Kanali Suezit, Roma mund të rindërtojë planet e saj të investimeve pa u shqetësuar për parametrat e “Fair Play-t Financiar” të përcaktuar nga UEFA, që është në plan për t’u anuluar madje, për shkak të pandemisë.
Portugalia barazoi 2-2 me Serbinë në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e Katar 2022. Por në këtë ndeshje la shenjë një episod që ndodhi në fund.
Plot surpriza dhe emocione ishte edhe kjo mbrëmje me ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Katar 2022.
Start perfekt i Turqisë në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Përfaqësuesja e drejtuar nga veterani Senol Gunes mposhti thellë 0-3 Norvegjinë në stadiumin “La Rosalada” të Malagas dhe tashëm kryeson me pikë të plota (6 pikë) Grupin G së bashku me Malin e Zi.
Një gol fantazmë i Cristiano Ronaldos në sekondat e fundit të shtesës në sfidën Serbi – Portugali 2-2 do të diskutohet gjatë në ditët në vijim, aq më tepër që i hoqi dy pikë përfaqësueses luzitane dhe mundësinë për të kryesuar e vetme Grupin A kualifikues.
Problemet ekonomike, debatet, konfliktet, ose paragjykimet shpesh herë janë faktorët që çojnë një familje të ndahet pavarësisht dashurisë që kanë për njëri- tjetrin.
Midis çifteve të martuara gjithmonë mund të ketë debate ose konflikte por agravimi i tyre mund të kenë pasoja serioze për marrëdhënien. Pavarësisht përpjekjeve për të rregulluar situatën mund të ndodhë që ngjarjet të degradojnë dhe çiftet vendosin që të shkojnë drejt divorcit.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 37,65 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 223.214 teste të kryera gjatë ditës së fundit
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 126.230, ndërsa numri i vdekjeve në 3.642
Tiranë- Në sheshin “skënderbej” po bëhen përgatitjet për të nisur nesër vaksinimin masiv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga sheshi “Skënderbej” ku po ngrihen çadrat për vaksinimin, tha se ambicia është për të vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë në ditë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se së shpejti do të arrijë vaksinat e financuara nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Në programin “Dua të të bëj të lumtur” përgjatë këtyre viteve kemi parë personazhe nga më të ndryshmit të cilët kanë kërkuar ndihmën e emisionit për të gjetur mikun ose shoqen e jetës, si dhe për të shprehur dashurinë që kanë për dikë në një mënyrë të paharrueshme. Si kurrë më parë, mbrëmjen e sotme në studion e programit kishte ardhur një nënë që kërkonte nuse për djalin e saj.
THETH- Një bujtine i është vënë flaka, duke u shkrumbuar plotësisht në Theth të Shkodrës. Mësohet se bujtina e quajtur “Buni i Bajraktarit”, është në pronësi të Gëzim Olaj.
Ish-e pretenduara si agjente ruse në SHBA, Maria Butina thotë se fundmi se nuk ka qenë fare një “spiune” por vetëm një e re që adhuronte armët, me një “dobësi” për burrat e fuqishëm dhe inteligjentë.
Investimet e huaja direkte e kanë mbyllur vitin 2020 në rënie. Sipas të dhënave Bankës së Shqipërisë fluksi i kapitalit te huaj të hyrë në ekonomi vitin e kaluar arriti në 933 milionë euro, nga mbi 1 miliardë euro që ishte në vitin 2019, duke shënuar një rënie prej rreth 13%.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e parë të marrjes së detyrës i ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në plotësimin e synimeve dhe përgjegjësive të tyre.
Me ardhjen e pranverës ndodh edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin 60 minuta përpara. Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 28 mars do të kthehet ora e verës.
UASHINGTON – I dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad po shkon në Turqi dhe rajon, tha Departamenti i Shtetit të shtunën, në një përpjekje për të inkurajuar palët afgane të shpejtojnë negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në vend.
Aktivistja adoleshente suedeze Greta Thunberg ka treguar se është serioze kur eshte fjala për ndryshimet klimatike, por po dëshmon rishtas se ka dhe sens të hollë humori.
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar se qytetarët duke nisur nga dita e hënë do të mund të aplikojnë apo të marrin informacion lidhur me bërjen e vaksinës, në portalin qeveritar “E-Albania”
Pronari miliarder i kompanisë Tesla ka deklaruar më parë në mediat sociale se ‘është një alien’, por tashmë duket se ka ndryshuar mendje.
Të gjithë banoret mbi 70 vjec si dhe punonjësit e shëndetësisë dhe ata që janë klinikisht më të rrezikuarit, do marrin një dozë të re përforcuese vaskinë anti-kovid, duke filluar nga muaji shtator. Në një interviste dhënë Telegraph-it në Londër, ministri Britanik që mbulon fushatën e vaksinimit, tha se deri në vjeshtë Britania, do ketë në dispozicion tetë lloj të reja vaksinash të kësaj natyre.
Besimtarët katolik të Shkodrës kanë kremtuar “Udhën e Kryqit” në Malin e Taraboshit. Përmes 14 ndalesave, ata përkujtuan vuajtjet dhe mundimet e Jezu Krishtit që nga momenti i dënimit e deri tek kryqëzimi.
Top Channel ka siguruar pamjet nga banesa ku jetonte 20 vjeçari Klajdi Karuni i arrestuar një ditë më parë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 43 vjeçare me aftësi të kufizuara të shëndetit mendor në fshatin Miras.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në Gramsh ku prezantoi kandidatët për deputetë Vladimir Muka dhe Saimir Kumrija.
Kryetari i Partisë Demokratike u takua me mësues të arsimit parauniversitar në Tiranë, të cilëve u premtoi rritje të pagave.
Kryevëzhguesja e OSBE ODIHR Urszula Gacek në një intervistë dhënë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu tregohet e kujdesshme të japë një vlerësim për parapërgatitjet e deritanishme të zgjedhjeve të 25 Prillit.
Kryeministri Edi Rama ishte në Shijak ku ka përfunduar ndërtimi i të gjithë banesave individuale te dëmtuara nga tërmeti. Në këtë bashki 567 familje janë rikthyer në shtëpitë e tyre të reja. Dy kryefamiljarët e fundit i morën çelësat në dorë nga shefi i qeverisë.
Pesë mijë amatorë të muzikës do të marrin pjesë në një koncert në Barcelonë të Spanjës pasi të kenë kaluar testin e Covid-19 brenda të njëjtës ditë, në një provë të efektivitetit të planit për parandalimin e virusit në evente të mëdha kulturore.
Nga Kruja, Edi Rama tha se rivali i tij Lulzim Basha drejtohet nga Sali Berisha. “Ka vendosur një kukull atje dhe e drejton me telekomandë nga Lalzi”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar kandidatët në Krujë ku nuk ka kursyer batutat dhe sulmet ndaj opozitës.
TIRANË- Në sheshin “Skënderbej” ka filluar përgatitja e ambienteve për procesin e vaksinimit masiv me vaksinën kineze duke filluar me të moshuarit mbi 70 vjeç.
Fier – Sot rreth orës 17:40, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ka marrë flakë në ecje automjeti tip “Jeep” me drejtues shtetasin A. J.
Prej datës 2 janar, në ekranin e Top Channel nisi rrugëtimin reality show “Më thuaj një dëshirë”.
Gilberta dhe Naumi kanë pasur një “përplasje” mes tyre, në emisionin “PerPuthen”.
Takimi i parë në PërPuthen 40 për ditën e sotme ka qenë ai mes Linditës dhe Ndriçimit. Ky i fundit është shprehur se takimi i kishte pëlqyer shumë dhe për këtë arsye ishte ndjerë si në shtëpinë e tij.
Episodi i tretë i PërPuthen 40 ka nisur disi ndryshe.
Një peshkaqen i Groenlandës, i zbuluar në veri të oqeanit Atlantik, besohet se mund të ketë lindur në vitin 1505 – çka e bën atë më të vjetër se Shekspiri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
TIRANË- COVID-19 i ka marrë jetën një 21-vjeçari nga fshati Polis i Librazhdit.
Anija gjigande që ka bllokuar Kanalin e Suezit ka lëvizur sot për herë të parë që prej nisjes së krizës, njoftuan autoritetet, të cilët shtuan se ka shpresa që kalimi të lirohet ndoshta brenda javës.
“Uji i pijshëm i Krujës, 24 orë! Gëzuar!” Ky është urimi i ngritur me një shishe ujë nga Ujësjellësi i ri i Krujës, që Kryeministri Rama iu drejtoi banorëve të zonës, të cilët me realizimin e këtij projekti jetik lanë pas një periudhë të vështirë të furnizimit me ujë, të trashëguar për 30 vite. Të shumë premtuar, por asnjëherë të realizuar.
Një manovër e gabuar pilotimi ka bërë që makina e shërbimit të karabinierëve në Itali të përfundojë e ngulur vertikalisht mes dy pemëve.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dhurojë vaksina të COVID-19 për vendet me të ardhura më të ulëta, duke përmendur nevojën urgjente për 10 milionë doza për një program të shpërndarjes së vaksinave të mbështetur nga OBSH-ja.
Një vullkan që qëndronte ‘i fjetur’ prej 6000 vjetësh është zgjuar në stil spektakolar në gadishullin islandez të Reykjanes duke shpërthyer në 21:30 të 19 marsit, dhe prej atëherë vijon spektaklin e krisjeve të shkëlqyera të tokës dhe lëshimit të ujëvarave të llavës.
Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si një dhuratë nga Bashkimi Evropian. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili pasditen e sotme ka pasur një telefonatë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ku edhe është njoftuar për lajmin e mirë.
Tre nëndetëse bërthamore ruse kanë dalë në sipërfaqe pranë njëra-tjetrës, duke thyer akullin pranë Polit të Veriut, si pjesë e manovrave ushtarake madhore të Rusisë në Arktik.
Fluturimi i tre avionëve të NATO-s nga Forcat Ajrore Greke si pjesë e misionit patrullues ajror, shënuan fillimin e ceremonisë së kremtimit të njëvjetorit të anëtarësimit në NATO.
Nga zona e njohur si “Fresku” në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se shumë shpejt aty do të ndërtohet një parashkollor i ri, shkollë 9-vjeçare e re dhe një gjimnaz i ri, të gjitha në një hapësirë.
Të paktën 90 vetë u vranë të shtunën në Mianmar ndërsa junta vazhdoi goditjen brutale ndaj protestuesve pro-demokracisë në të gjithë vendin në Ditën e Forcave të Armatosura, sipas dëshmitarëve dhe raporteve të shumta të lajmeve. Kjo është një nga ditët më vdekjeprurëse të protestave që nga grushti ushtarak i 1 shkurtit.
Agroturizmi po kthehet në një brand të fshatit shqiptar dhe është e ardhmja e ekonomisë rurale në vend. Është kthyer në një mundësi të fuqishme jo vetëm punësimi, por edhe tregu për produktet bujqësore të njerëzve të lidhur me tokën në fshat.
Kampioni i Norvegjisë për kërcimin me ski Daniel-Andre Tande, është dërguar sot me urgjencë në spital me helikopter pas një rënie horrori gjatë konkurrimit në kupën e kërcimit me ski në Slloveni.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.371 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 873 raste pozitive.