Një viktimë dhe 15 raste të reja me koronavirus në Kosovë

20/07/2021 15:39

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të martën 15 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 2,144 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 16 korrik janë shëruar 11 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 107.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,921 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,265 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 12,927 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 93,551, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 324,107.

Top Channel