Vllaznia përballet me Ael Limasol në Qirpo, Brdaric: E kemi studiuar kundërshtarin, do i godasim në pikat e dobëta

20/07/2021 21:14

Sfida e radhës Vllaznia e ka ndaj qipriotëve, të enjten, në orën 19:00.

Në prag të ndeshjes më Ael Limasol, Thomas Brdaric dha një intervistë për mediat, ku tha se kundërshtari është i fortë, por “do të japim më të mirën”.

Unë mendoj se ekipi im është shumë gati për një betejë të madhe, sepse Ael Limasol është një ekip i fortë. Duhet të jemi me patjetër të përgatitur për një ndeshje kaq të madhe”.

Sa keni arritur ta studioni kundërshtarin?

Po, sigurisht, këto ditë që kemi pasur mundësi i kemi studiuar dhje kemi parë shumë video të tyre për të kuptuar si luajnë dhe si mund t’i godasim. Kanë bërë goxha ndryshime në këtë periudhë merkatoje dhe kanë marrë futbolistë të rinj që nuk i njohim shumë mirë, por e dimë që janë lojtarë me shumë cilësi, por kanë ato pikat e dobëta që ne do të mundohemi t’i godasim.

Top Channel