Rama takon ministren austriake: Bashkëpunim në zhvillimin rural e turistik

20/07/2021 21:00

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Vjenë ka takuar edhe ministren e Bujqësisë dhe Turizmit të Austrisë, Elisabeth Koestinger.

Ky takim sipas tij vjen për të nxitur lidhjen mes Universitetit Bujqësor të Tiranës e Universitetit Austriak BOKU, si edhe për të diskutuar mbi bashkëpunimin bilateral në fushën e zhvillimit rural e turistik.

Ministrja Koestinger ka shprehur kënaqësinë për praninë e kryeministrit.

“Shqipëria dhe Austria kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe është një kënaqësi t’ju kem  këtu”, tha ajo.

Top Channel