Përmbytjet në Gjermani, humb jetën tragjikisht e reja shqiptare!

20/07/2021 12:25

Bilanci tragjik i jetëve të humbura nga përmbytjet në Gjermani, përfshin dhe një vajzë me prejardhje nga Kaçaniku si dhe një çift nga Kosova.

Lajmin e trishtë për vdekjen e Vanesa Koxhës e dhanë vetë familjarët e saj.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani. Varrimi do të bëhet këtu,”– kanë shkruar ata në rrjetet sociale. Deri tani, numri total i viktimave në Europë nga furia e motit është më shumë se 200.

Gjermania, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda ishin vendet më të prekura. Ndërsa në disa zona të Gjermanisë banorët kanë nisur me rregullimin e dëmeve, në zona të tjetra e vetmja gjë që ata mund të bëjnë është të presësin deri sa të të tërhiqen masat e ujit. Ndoshta lajmi më i mirë i momentit për shumë vete është parashikimi i motit.

Sipas tij priten reshje të forta dhe rreziku për fryrjen e lumenjve duket se për momentin është shmangur. Sidoqoftë rreziku për përmbytje të tjera mbetet i lartë, veçanërisht në jug dhe lindje të Bavarisë, sepse nga reshjet e shiut të ditëve të fundit po rritet gradualisht niveli i përrenjve dhe i lumenjve.

Top Channel