Ndjekje si nëpër filma/ Policia angleze arrin të kapë shqiptarin që punonte në ‘shtëpinë e barit’ (Emri+Foto)

20/07/2021 21:56

Esmerald Xhafa është shqiptari që vuri në alarm policinë angleze, ndërsa helikopterë dhe forca të shumta nga toka u vunë në ndjekje të tij.

Sipas medias britanike, 27-vjeçari braktisi makinën e tij tip “BMË” në një autostradë të Sheffield dhe iku me vrap nëpër fushat në rrugë. Policia nga ana tjetër, ndoqi çdo lëvizje të tij nga ajri me helikopter, derisa arriti ta kapte.

Pas kontrolleve në mjet, u gjetën dy kuti me mbi 15 kilogramë kanabis dhe 273 paund.

I riu ndodhet aktualisht në ambientet e paraburgimit dhe ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të policisë.

Policia pas arrestimit, i ka shtrirë kontrollet dhe në apartamentin ku jetonte Xhafa, ku ka gjetur 56 bimë kanabisi në papafingo.

Ai është akuzuar nga një Gjykatë angleze për posedim droge dhe prodhim kanabisi. Avokati mbrojtës i të riut, Chris Moran ka thënë para togave të zeza, se shqiptari  ndodhej në Angli për një jetë më të mirë për veten dhe familjen, ndaj dhe zgjodhi këtë rrugë.

Ai është shprehur para gjykatësve se ai ka tentuar disa herë të hiqte dorë, por eprorët, e detyronin të qëndronte i nënshtruar ndaj tyre dhe të mos braktiste ‘shtëpinë e barit’ ku punonte.

Pas këtyre dëshmive, gjykatësi Simon Hickey vendosi ta dënojë shqiptarin me 28 muaj burg.

Top Channel