Prishtina hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundit tjetër të Conference League, pasi mposhti thellë 4-1 skuadrën uellsiane Connah’s Quay Nomads F.C. në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Bardhekaltrit mundën të shënonin vetëm një gol në pjesën e parë me Bekteshin në minutën e 41-të, por shpërthyen me tre gola në fraksionin e dytë, fillimisht me Otto John në të 53-tën, para se Moore të realizonte golin e vetëm të miqve, për të ardhur me pas te rrjeta e Krasniqit dhe finalizimi në kohën shtesë të Otto John, që e mbylli takimin me dygolësh.

Prishtina përgatitet për ndeshjen e kthimit me moral të lartë, teksa do t’i duhet të administrojë një epërsi prej tre golash për të mos rrezikuar një përmbysje të madhe të uellsianëve.

“Fitore bindëse, nuk na jep komoditet, por na jep qetësi. E pamë që forca e tyre është vetëm në ndërprerje dhe mendoj që sot me të vërtetë analiza doli ashtu siç i kishim paramenduar, siç kishim punuar. Arritëm të shëninim katër gola dhe i uroj futbollistët për fitoren. Falënderoj të gjithë të pranishmit, sidomos Plisat, të cilët na mbështetën gjatë 90 minutave. Pwr këtë rezultat të thellë kanë merita edhe ata.
Ndeshjet në Evropë kuptohet që janë më të vështira, vijnë edhe lëndimet, mirëpo të shpresojmë që mos të jetë të rënda. Besoj Kryeziu edhe Hoti s’kanë pësuar lëndim të rëndë, por presim dhe të shohim”, – deklaroi trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, në përfundim të takimit.

Top Channel