Vlorë/ Kishte kultivuar kanabis në stan, arrestohet 48-vjeçari dhe dy të tjerë për “moskallëzim krimi”

20/07/2021 11:51

Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës për kultivimin e bimëve narkotike.

Në vendin e quajtur “Moçalet e Nartës”, në stanin e 48-vjeçarit të identifikuar me inicialet N.Z., policia ka gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sattiva. Ai është arrestuar nga policia e Vlorës së bashku me dy persona të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit.

“Në vijim të kontrolleve të zhvilluara në territor, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vendin e quajtur “Moçalet e Nartës” në Vlorë, në stanin e shtetasit N. Z., kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin e shtetasit N. Z., 48 vjeç, banues në Vlorë, si autorin e dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit N. Z., 33 vjeç dhe G. A., 61 vjeç, të dy banues në Vlorë”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Top Channel