E dashura e Jeff Bezos pret ‘astronautin’ menjëherë me puthje, sapo shkel në tokë nga hapësira (fotot)

20/07/2021 19:11

Lauren Sanchez, e dashura e miliarderit, tashmë astronaut amator, Jeff Bezos, e ka puthur atë me pasion vetëm disa momente pasi shkeli në tokë pas udhëtimit të tij të suksesshëm në hapësirë.

57-vjeçari gjithashtu puthi e përqafoi të dashurën e tij prezantuese, pak pasi kishte dalë nga kapsula e tij e uljes sot në mëngjes në Teksas.

Por Bezos u pa fillimisht të përqafonte nënën e tij Jacklyn menjëherë pas daljes, dhe më pas të kthehej nga e dashura e tij.

Bukuroshja Sanchez kishte zgjedhur të vishte për eventin një fustan të bardhë $2,600 nga Oscar de la Renta si dhe çizme ‘cowboy’. Kur përqafoi Bezos asaj iu desh të hiqte kapelën e madhe.

Ajo më pas shkoi të uronte dhe pjesëtarët e tjerë të lundrimit në hapësirë, duke përfshirë vëllanë e Bezos, Mark, adoleshentin Oliver Daemen, i cili me këtë rast u bë personi më i ri në hapësirë, si dhe ish-astronauten e NASAs, Wally Funk, e cila u bë sot person më i moshuar në hapësirë.

Sanchez – ish-lexuese lajmesh – shihej që hidhej dhe brohoriste për Bezos e të tjerët me një shishe shampanje në dorë.

Fëmijët e Bezos, të cilet i i ka me ish-gruan MacKenzie Scott, ishin gjithashtu aty për rikthimin e babait nga hapësira.

Shishe shampanje u hapën menjëherë sapo grupi doli nga kapsula e uljes. Vetë Bezos doli nga kapsula me kapele ‘cowboy’ në kokë.

Raketa e tij Blue Origin arriti lartësinë 66 milje, që është 10 milje më shumë se lundrimi në hapësirë i miliarderit tjetër Richard Branson më 11 korrik.

FOTO GALERI
1/9
Lauren Sanchez, e dashura e miliarderitJeff Bezos, e ka puthur atë me pasion vetëm disa momente pasi shkeli në tokë

Top Channel