Burri e drogonte gruan prej 20 vitesh dhe ftonte të panjohur ta përdhunonin, nëntë persona në gjyq Gati dy vjet nga sulmi fatal përpara një restoranti në Gjermani, 36 vjeçari shqiptar Mariglen M, u arrit të arrestohej në Spanjë e tani pritet të dalë përpara gjykatës.
Arsyeja që ai ka dhënë për vrasjen e 24 vjeçarit turk Emrah K. gushtin e 2019, i befasoi efektivët e policisë. Shqiptari tha se turku e kishte parë shtrembër. Prej aty, mes tyre kishte nisur një sherr verbal. 36 vjeçari ka qëlluar një herë me pistoletë në shenjë paralajmërimi, e plumbi i tij plagosi lehtë një person tjetër në pub.
24 vjeçari turk, që ishte bashkëpronar i lokalit, u largua dhe u kthye me një pistoletë ajri, por Mariglen M. shtiu mbi të, duke e qëlluar këtë radhë në zemër. Shqiptari rrëfeu se kishte jetuar në Gjermani për rreth 9 vjet me dokumente të falsifikuara.
Ai pretendon se atë natë ka qenë nën ndikimin e alkoolit e kokainës, dhe nuk kishte pasur në plan ta vriste turkun, por thotë se u ndje i kërcënuar prej tij. Edhe pse të dy ata kishin lidhje me bandat e drogës, sfondi kriminal nuk ka pasur asnjë rol në ngjarjen e rëndë, e cila duket te ketë qenë vërtet pasojë e një sherri banal momenti.
Top Channel