Edith Hraxhi u shpreh sot në “Top Talk” se “Partia Demokratike do të zhduket nëse vazhdon të drejtohet nga Lulzim Basha”.

Harxhi u ndal te Kuvendi Kombëtar i PD-së që u mbajt në 17 korrik dhe ku i pranishëm ishte Sali Berisha, në daljet e tij të parë para demokratëve, pas shpalljes ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas saj, Berisha legjitimoi Bashën si kryetar të së djathtës, duke e thelluar akoma më tej krizën në parti.
Berisha e legjitimoi përfundimisht Bashën si kryetar partie, pavarësisht se unë nuk e njoh si kryetar partie. Është kryetar me 30% të anëtarëve të votuesve vetëm. PD shumë shpejt do të zhduket nëse do të vazhdojë kështu”.

Ndërsa për Bashën, thotë se ka ka përdorur praninë e Berishës në kuvend.
Ai kërkon çdo lloj mbështetje, ndihet mirë në mbështetjen e Berishës”, u shpreh Harxhi në “Top Talk”.

Top Channel