Shtohet fluksi i udhëtarëve/ Sugjerimi i Tirana International Airport: Paraqituni në aeroport 3 orë para udhëtimit

19/07/2021 23:40

Ditët e fundit është shënuar një rritje e udhëtarëve në aeroportin “Nënë Tereza”. Për pasojë e këtij fluksi të shtuar, TIA ka sugjeron që pasagjerët të paraqiten në aeroport 3 orë para udhëtimit.

Sipas Tirana International Airport ky sygjerim vjen sepse është rritur fluksi i pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA si dhe kontrolli i dokumetacionit dhe paraqitja e testit PCR marrin kohë. Në një postim në Facebook TIA thotë se kjo kohë do të jetë e e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.

Njoftimi i plotë i Tirana International Airport

Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport

Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare – sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave – sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni – sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë #️⃣përpara udhëtimit.

Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.

Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin,

Tirana International Airport

Top Channel