Kurban Bajrami/ Besimtarët myslimanë në Vlorë falin namazin para xhamisë së Plumbit

20/07/2021 08:17

Kjo e martë është dita më e shenjtë për besimtarët myslimanë, të cilët kremtojnë sot Kurban Bajramin.

Ceremonia e faljes së Kurban Bajramit në Vlorë nisi herët në mëngjes, ku dhjetëra  besimtarë myslimanë falën namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit.

Kreu i Myftinisë së rrethit  Vlorë, Armand Asllani, në fjalën e tij theksoi  dhe  kërkoi  më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

Top Channel