Arrestohet një 57-vjeçar në Lezhë, gjatë kontrollit në banesë policia i gjeti …

20/07/2021 09:31

Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak dhe si rezultat i këtij operacioni është vënë nën pranga një 57-vjeçar.

“Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Markatomaj”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: V. K., 57 vjeç, banues në fshatin Markatomaj, Lezhë”, njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Top Channel