Shokohet Singapori! Vritet 13 vjeçari në tualetin e shkollës, dyshohet se u qëllua me sëpatë

20/07/2021 10:38

Një nxënës 16-vjeçar në Singapor është akuzuar për vrasjen e një shoku student, një ngjarje që ka tronditur vendin.

Oficerët e policisë të thirrur në një shkollë të mesme të hënën gjetën trupin e një djali 13-vjeçar në një banjë. Një sopatë u sekuestrua në cilësinë e provës.

Hetimet fillestare zbuluan se dy djemtë nuk e njihnin njëri-tjetrin.

Dhuna ekstreme në shkolla është e rrallë në Singapor, i cili ka një nga nivelet më të ulëta të krimit në botë.

Studentët që mbaheshin në klasa dërguan mesazhe paniku për miqtë dhe prindërit e tyre, me disa që thanë se kishin parë një person që mbante sëpatë, sipas raportimeve të lajmeve.

Top Channel